Ishmi del nga shtarati, nën ujë tre fshatra
Reshjet intensive gjatë natës kanë bërë që lumi Ishëm të dalë nga shtrati. Si pasojë raportohet se tre fshatra janë gdhirë nën ujë. Bëhet fjalë për Murqinë, Bilaj dhe Mallkuç.
Niveli i uji është më i lartë se i 2 javëve më parë ku u raportuan përmbytjet e mëdha.
Të njëjtët fshatra e patën këtë problematikë edhe në fillim të këtij muaji dhe sapo ishin kthyer në normalitet.
Mediat raportojnë gjithashtu se edhe në Kurbin janë përmbytur disa hektarë tokë bujqësore.
Nnuk ka pasur persona të lënduar apo dëme në banesa.
Fraksion.com