“U shërua dhe ish-presidentin Trump”; DW: Gjermania vendi i parë në BE blen ilaçin e antitrupave
Ka disa vaksina kundër Coronës, por shumë pak ilaçe efektive për të sëmurët. Ministri gjerman i Shëndetësisë vendosi tani për blerjen e 200.000 dozave të një ilaçi që duket se ndihmoi edhe ish-presidentin amerikan Trump.
Një ecuri më e butë e sëmundjes tek pacientët e rrezikuar
Më këtë ilaç antitrupash, sipas raportimeve është trajtuar edhe presidenti amerikan, Donald Trump pas infektimit me Corona. “Ato veprojnë si një vaksinim pasiv. Dhënia e antitrupave të tillë mund të ndihmojë grupet e rrezikuara të pacientëve në fazën e hershme të sëmundjes duke penguar ecurinë e rëndë të saj”, është shprehur politikani gjerman i CDU-së, Spahn.
Në fillim të tetorit Donald Trump është trajtuar me një koktejl antitrupash REGN-COV2 të firmës amerikane Regeneron.
Substanca e REGN-COV2 është një kombinim special i dy antitrupave, që bllokojnë të ashtuquajturën proteinë Spike të virusit Corona duke deformuar kështu strukturën e saj. Në këtë mënyrë pengohet që virusi Corona ta atakojë qelizat e njeriut në trup dhe të shumohet. Kombinimi i dy antitrupave, sipas koncernit amerikan Regeneron, pengon, që virusi SARS-COV2 të pësojë mutacione.
Në bisedë me gazetën gjermane, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn u shpreh edhe për më shumë kujdes në drejtim të fajësimeve në përballjen me pandeminë. “Të flasësh për gabime apo humbje shansesh është e rëndësishme. Po pa e kaluar në luftë të pamëshirshme. Pa pasur si qëllim shkarkimin e fajit tek të tjerët”, tha Spahn./dw
Fraksion.com