AktualitetOp-EdTë fundit

“Bëhemi Poli i Tretë”; Spahiu: Pas zgjedhjeve, rrugët tona ndahen në kuvend

Kreshnik Spahiu ka shpërndarë thirrjen për bashkim të Alencës Kuq e Zi ndaj 20 partive të reja. “Ndaj Kryesia e Aleances Kuq e Zi ju bën thirrje urgjente për bashkim. Mos lejoni që votat tuaja të zerohen apo te përdoren per te rifuqizuar dinosaurët PS-PD-LSI. Eshte koha per bashkim”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Spahiu.

Postimi i Spahiut:

LAJM I FUNDIT: Mblidhet Aleanca KuqeZi thirrje 20 partive të reja: “Bashkohemi kundër PS-PD-LSI, përndryshe do asgjesoheni”

Aleanca Kuq e Zi I ben nje Thirrje te hapur forcave demokratike te vendit, ne vigjilje te zgjedhjeve te 25 prillit.

Te dashur motra e vellezer shqipetare, I dashur Kombi im! Te nderuar njerez te ndershem te ketij vendi! Te nderuara parti patriotike, parti te reja dhe parti establishment, qe kerkoni ndryshimin si:

Lëvizja Vetvendosje

Balli Kombëtar

Lëvizja e Legalitetit

Fryma e Re Demokratike

Nisma Thurja

Lëvizja për Ndryshim

Bindja Demokratike

Levizja demokratike shqiptare

Partia Atdheu

Lëvizja e Re

Partia Ora

Aleanca Demokratike

Partia Konservatore

Partia Emigranteve

Libra

Partia e Pensionistave

Lëvizja C?ame

dhe kushdo force tjeter progresiste:

Aleanca KuqeZi ju fton të bashkohemi si të barabartë mes te barabarteve në një Pol të III, kundër 3 partive që mbajne peng Shqipërinë per 30 vjet.

Komunizmi u zevendesua me neokomunizmin ku ligjet e demokracise u zevendesuan nga praktikat mafioze. Te ndodhur perballe tre klaneve mafjoze qe kane ne dore jo vetem te gjitha pushtetet po dhe eksperiencen e pasur deri ne perversitet te shkaterrimit qe ne embrion te çdo perpjekjeje qe cenon interesat e tyre., te gjitheve ne, na del detyra te reagojme.

Sistemi elektoral dhe kodi i ri zgjedhor eshte shembulli me i qarte i kesaj politike.

1. Ky sistem elektoral favorizon vetem  PD-PS-LSI. Mekanizmi elektoral, nuk lejon komisioner ne kutite e votimit te asnje partie tjeter perveç PD-PS-LSI.

2. Ndryshimet kushtetuese kushtëzojnë (ne fakt pengojne) futjen në parlament te forcave te reja nepermjet vendosjes se dy pragjeve rajonale dhe kombetare.

3. Pengesat dhe barrierat finaciare, ligjore, mediatike dhe politike nuk lejojnë një garë të ndershme dhe konkuruese për partitë e tjera kundër PD-PS-LSI.

Ne keto kushte, Aleanca KuqeZi mendon se e vetmja zgjidhje eshte formimi i nje Poli te Trete si nje bashkim i forcave progresiste kunder mafies tripartiake! Ndaj AK, i fton të gjitha partitë të bashkohen me një listë të përbashkët mbi një marrveshje të noterizuar zyrtarisht për lista të hapura kandidatësh me qëllim konkurimin e ndershem dhe fitoren.

Monopoli dhe establishmenti thyhen veteëm nëse garojmë të bashkuar. Jemi e vetmja shprese per miliona shqiptare te pakenaqur nga mafia ne pushtetin e ketyre 30 viteve! Ne e kemi per detyre ti pergjigjemi nevojes se tyre!

Koalicioni apo lista e përbashkët me 140 kandidatura e partive tona është thjesht nje taktike elektorale që nuk ceënon integritetin apo identitetin e cdo partie.  Eshte nje bashkim i lire dhe i  domosdoshem, per tju kunderpergjigjur mafies ne fuqi! Pas zgjedhjeve, rruget tona ndahen ne kuvend. Në të kundërt, asnjë nga partitë nëse garojnë veç e veç, nuk do ta fitoje dot këtë garë të pabarabartë dhe do asgjesohen. Duke hyre veç e veç, ju beheni pjese e nje fasade dhe rezultati te manipuluar.

Ndaj Kryesia e Aleances Kuq e Zi ju bën thirrje urgjente për bashkim.

Mos lejoni që votat tuaja të zerohen apo te përdoren per te rifuqizuar dinosaurët PS-PD-LSI.

Eshte koha per bashkim

Me shume respekt

Kryetarja e Aleancës Kuqezi

Lumturi Ratkoceri

 

Fraksion.com