AktualitetRajoniTë fundit

Athinë-Ankara: Bisedime në Stamboll për konfliktin në Egje

Për pesë vite sundoi heshtja. Këtë të hënë (25.01) Turqia dhe Greqia zhvillojnë sërish bisedime për divergjencat e tyre në Detin Egje. Ky është raundi i 61-të i bisedimeve, dhe shpresat për sukses mbeten të pakta.

Pas një viti tensionesh mes Greqisë dhe Turqisë, aleatët e NATO-s fillojnë bisedimet informuese në Stamboll të hënën për divergjencat e vjetra në Detin Egje. Pas pesë vitesh heshtjeje fillon kështu raundi i 61-të i bisedimeve. Nga ky takim shpresohet një përmirësim i atmosferës mes dy vendeve, gjë që i intereson si Athinës edhe Ankarasë. Edhe BE, SHBA dhe NATO e kanë përshëndetur fillimin e bisedimeve, megjithëse bisedimet janë tërësisht jozyrtare dhe vetëm një lloj përgatitjeje për negociata të vërteta. Në të njëjtën kohë ato janë një mundësi si për Athinën edhe Ankaranë të mbeten në kontakt, edhe nëse nuk shënohet ndonjë progres në drejtim të një dialogu konstruktiv.

60 raundet e para nuk sollën zgjidhje, pra pritshmëritë ndaj raundit të 61-të janë të pakta. “Ne do të diskutojmë temat, për të cilat kemi biseduar edhe në bisedimet e mëparshme të informimit”, është shprehur ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavusoglu gjatë një konference shtypi bashkë me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Türkei Heiko Maas und Mevlut CavusogluMevlüt Çavusoglu e takua javën e kaluar me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas

Dhjetorin e kaluar krerët e shteteve dhe qeverive të BE, kishin rënë dakord që të vendosnin sanksione kundër Turqisë për shkak të kërkimeve për gaz para brigjeve greke dhe qipriote. Çavusoglu atëherë deklaroi, se Turqia nuk ka frikë nga sanksionet, por synon ruajtjen e „një atmosfere pozitive” me BE-në dhe nuk dëshiron tensione me vendet anëtare. Pas kësaj tema e sanksioneve u shty për në mars. Për shkak se kriza ekonomike në Turqi së fundmi është ashpërsuar, sanksionet mund të dëmtonin edhe më shumë ekonominë turke.

Zbutje e tensioneve

Edhe për palën greke ka rëndësi zbutja e tensioneve me shtetin fqinj në Egje dhe hapësirën lindore të Mesdheut. Për herë të parë bisedimet informuese janë temë kësaj here edhe në opinionin grek. Megjithëse mediat nuk janë informuar, se për çfarë do të bisedojnë dy delegacionet e nganjëherë nuk ka as protokoll të bisedimeve, opinioni pret me shumë interes, nëse Greqia do ta bindë Turqinë, që të negociohet vetëm për përkufizimin e kufijve detarë në Egje dhe në pjesën lindore të Mesdheut.

Streit um Erdgas im östlichen MittelmeerGrindje për gaz në Mesdheun lindor, anija turke, “Oruc Reis”

Thjesht edhe një raund tjetër bisedimesh?

Nëse do të jetë kështu, të dyja vendet do të përgatisin një dokument të përbashkët dhe do të dalin para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë (IGH). Nëse jo, atëherë do të ketë një raund të 62-të bisedimesh, një të 63-të, e kështu me radhë.

Sipas Serhat Güvenç, profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Kadir Has të Stambollit mungon tek të dyja palët vullneti politik për të zgjidhur grindjet mes tyre. “Për shkak se problemet e pazgjidhura kanë një mal me pasoja në politikën e brendshme dhe ekonominë, mund të ndryshojë këtë herë qëndrimi politik”, shprehet me tone optimiste Güvenç.

Serhat Güvenç, Kadir Has University

Optimizëm i kujdesshëm

Edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është shprehur me optimizëm para bisedimeve. „Unë e kam inkurajuar gjithmonë presidentin turk, Recep Tayyip Erdoðan të na takojë dhe të bisedojmë për dallimin kryesor në pozicionet tona, pra për përkufizimin e zonave tona detare. Kjo histori ekziston prej disa dekadash, por ne mund ta zgjidhim. Prandaj ka edhe gjykata ndërkombëtare”, është shprehur Mitsotakis në bisedë me revistën Monocle.

Nga viti 1974 të gjitha qeveritë greke thonë, se njohja e zonave detare që Greqia dhe Qiproja i shohin „si zona të tyre ekskluzive ekonomike” janë të vetmet probleme që duhet të zgjidhen me ndihmën e drejtësisë ndërkombëtare. Nëse Turqia kërkon të vendosë tema të tjera në axhendë, si për shembull çmilitarizimin e ishujve në Egjeun lindor, këto kanë qenë për palën greke gjithmonë të papranueshme.

Fajësimet turke

Agjencia turke e lajmeve, Anadolu pret që Turqia të diskutojë për tema të tilla si ujërat territoriale, çmilitarizimin e ishujve, hapësirën kombëtare ajrore të secilit vend, kompetencat në aksionet e shpëtimit dhe kërkimit. Delegacioni turk do të drejtohet nga

zëvendësministri i Jashtëm, Sedat Önal, kurse Greqia dërgon sërish ambasadorin e saj me përvojë, Pavlos Apostolidis, i cili ka drejtuar bisedimet nga viti 2010 deri në vitin 2016.

Pala turke fajëson Greqinë, se nuk merr pjesë në procesin e dialogut, në vend të kësaj bën provokime. Ministri Çavusoglu deklaroi, se nëse Greqia do që të mos bashkëpunojë, atëherë Athina do të jetë përgjegjëse për tensione të mundshme mes dy fqinjëve.

Türkei Sedat Onal ARCHIVZëvendësministri i Jashtëm turk, Sedat Önal,

Nuk bëhet fjalë vetëm për Athinën apo Ankaranë

Pala greke do të përpiqet shumë, që të mos dalë si fajtorja, nëse bisedimet ndërpriten. Në të njëjtën kohë forcat ushtarake greke do të qëndrojnë në gatishmëri, nëse Turqia i rifillon kërkimet për gaz në afërsi të Kretës, Rodosit apo Kastelorizos. Tensionet në rajon i kanë kushtuar shumë nerva dhe para Greqisë dhe kanë çuar në një program gjigand armatimi, në formë të blerjes së avionëve dhe anijeve luftarake, një program që është luks për një vend që ndodhet në krizë të thellë ekonomike prej dhjetë vjetësh. Por Athina nuk i beson fqinjit në lindje, e krahas bisedimeve kërkon të forcojë kapacitetet kërcënuese.

Türkei Prof. Cigdem NasÇigdem Nas

Çigdem Nas, profesore për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sekretare e përgjithshme e Fondacionit për Zhvillimin Ekonomik në Turqi është e mendimit, se bisedimet nuk janë të rëndësishme vetëm për marrëdhëniet bilaterale, por ato luajnë një rol të rëndësishëm edhe në marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Europian./DW

 

Fraksion.com