AktualitetPolitikëTë fundit

“Padi për Dumën”, PD i përgjigjet Veliajt: Rama e buratini i tij të frikësuar, s’do të mbyllim gojën

Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të kryebashkiakut Erion Veliajt, i cili deklaroi se do të cconte në gjykatë ish-deputeten Grida Duma.

Përmes një reagimi, selia blu theksoi se Rama e buratini i tij të frikësuar, duke shigjetuar kështu Veliajn, nuk do t’i mbyllim gojën PD-së për të thënë të vërtetën.

REAGIMI I PD

Është e qartë: Rama dhe buratini i tij kryesor janë të frikësuar. Ata po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën. Qëllimi i vetëm i tyre është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre, pa asnjë ndërhyrje. Ne nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen tonë, pasi jemi këtu vetëm për një qëllim që është interesi publik i shqiptarëve. As Rama, as buratini i tij, askush nuk do të na e mbyllë gojën.

 

Fraksion.com