“Na ofruan euro të shisnim gjakun”; Spiropali vizitë në familjen e Hekuran Dedës, rrëfehet i vëllai; Më dhembin sytë kur i shoh kriminelët
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali vizitoi sot familjen e Dëshmorit të Kombit, Hekuran Deda, i cili u vra në protestën e 21 janarit 2011.
Vëllai i tij, Zabit Deda pas 10 vitesh kujton se ishte future në zyrë me vëllain dhe Spartak Ngjelën. “Ishte doktori atje që i kishte lidhur kokën dhe e kishte pastruar, Sami Koçeku, ai ka qënë. Ai i ka thënë këto, edhe për vëllanë tonë, kanë fshehur proven”, kujton i vëllai i Hekuranit.
Ndërsa ministrja Spiropali tha se nuk lanë gur pa levizur për ta fshehur vrasjen
“E tmerrshme, dolën edhe nëpër ekrane thanë janë vrarë me plumb nga afër. Kamerat e kryeministrisë i kanë fshirë, gradistët nuk i dorëzuan në kohë, ai doli dhe në ekran, Prokurorinë s’e lanë. Ata nuk lanë gur pa levizur për ta fshehur vrasjen dhe ne këtë e themi me zë të lartë. Kështu është”, tha Spiropali.
Ilmi Deda kujton se i ishin edhe ofruar para nga shoqëruesi i Berishës.
“Na ofruan valixhet me euro në 11 të natës. Ne nuk jemi nga ata që shesim gjakun vëllait. Shoqëruesi i Berishës. Ç’a pret populli sot, u bënë 10 vjet nga kriminelët? Akoma më dhembin sytë kur i shoh në lajme. Dalin aty kriminelë. Por populli do i gjykojë”, deklaron ai.
Edhe sot pas 10 vitesh e ema e Hekuranit beson se e drejta do të dale. “Do të vonojë por pa dalë s’ka për të rënë”, shprehet ajo.
Spiropali u shpreh se ata duhet të ishin marrë të pandehur
“Ata nuk duhet të kishin më asnjë lloj fytyre të dilnin publikisht, ata duhet të ishin marrë të pandehur, duhet të hetoheshin. Thoshte po të afrohej Edi Rama do ta qëlloja me snajper, pra i ka dhënë ai urdhrat. Dhe nuk dinë të qeverisin ata, ata vetëm sundojnë, vetëm i përçajnë njerëzit, i blejnë, i vënë kundër njeri-tjetrit, kaq dinë të bëjnë, e kanë treguar”, deklaroi ministrja Spiropali.
Fraksion.com