AktualitetPolitikëTë fundit

Kryemadhi, takim me banorët e Zall Bastarit: Zgjedhje selektive në rindërtimin e shtëpive

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me banorët e Zall Bastarit, ku ka hedhur akuza se për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, ka zgjedhje selektive nga njësitë administrative.

“Çështja e tërmetit është kthyer në një çështje me dy standarde. Një standard tjetër është për sa i përket atyre që janë të lidhur me drejtuesin e njësisë administrative, bashkinë apo një strukturë politikë, kur ndërkohë të gjithë qytetarët që në momentin që paguajnë taksa në mënyrë të barabartë, edhe shteti duhet të jetë i barabartë me ta”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se duhet të jemi shumë të kujdesshëm, por edhe t’i evidentojmë, në mënyrë të tillë që ne t’u japim shansin dhe mundësinë të gjithë njerëzve për t’u përfshirë dhe për të marrë atë ndihmë që u takon nga shteti.

Kryemadhi shtoi se një nga gjërat që duhet të eliminojmë është konkurrenca e pandershme me mallrat e importit.

“Një nga gjërat që ne duam është të eliminojmë konkurrencën e pandershme me mallrat e importit dhe për t’i krijuar shqiptarëve mundësinë që jo vetëm të ushqehen mirë, por të kenë mundësinë për t’u ushqyer edhe më lirë, sepse sot kostoja e jetesës është bërë shumë e lartë. Ushqimi me prodhimet vendase është edhe më i mirë, edhe më i shëndetshëm, por edhe më i lirë. Krijon mundësi edhe një lloj riqarkullimi të parasë tek shqiptarët. Kështu që është një nga gjërat më të mira. Unë shpresoj që të kemi mundësinë për ta realizuar këtë gjë”, theksoi ajo.

 

Frksion.com