AktualitetTë fundit

“Përkeqësohen marrëdhëniet ruso-shqiptare?”; Ministria e Jashtme ruse reagon për dëbimin e diplomatit të saj nga Shqipëria

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar ashpër për dëbimin e diplomatit Alexey Krivosheev për shkelje të masave antiCovid.

Siç transmeton RIA, për Ministrinë e Jashtme ruse ky hap i Shqipërisë është provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare, dhe paralajmërohet se nuk do të mbetet pa përgjigje.

“E parë si një provokim që synon dëmtimin e lidhjeve dypalëshe” tha të Premten Zëvendës Ministri i Jashtëm rus Alexander Grushko.

Nga ana tjetër MEPJ Ruse thekson se një nga parimet në diplomaci është reciprociteti.

“Na vjen keq shumë, pasi ky është padyshim një provokim që synon marrëdhëniet ruso-shqiptare. Sigurisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje,” tha Grushko.

Të enjten, Shqipëria shpalli diplomatin rus Aleksei Krivosheev  persona non grata, duke i kërkuar atij të largohej nga vendi brenda 72 orësh.

Ministria e jashtme e Shqipërisë tha se kishte kontaktuar ambasadorin rus në Tiranë, Mikhail Afanasyev duke shprehur shqetësim në lidhje me shkeljet e vazhdueshme të masave për të luftuar COVID-19 nga diplomati i ambasadës ruse.

Në të njëjtën kohë, Tirana shprehu shpresën se ky vendim do të perceptohet nga Moska si një masë e detyrueshme për të mbrojtur shëndetin dhe gjithashtu siguroi palën ruse për ndjenjat miqësore dhe gatishmërinë për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis vendeve.

 

Fraksion.com