AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk kisha mundësi t’i blija librat e shkollës”; Basha publikon mesazhin e një prindi: Koha për ndryshim

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin e tij social një video të një babai, i cili shprehet se nuk ka pasur mundësi ekonomike për t’i blerë vajzës së tij librat shkollorë.

Basha shprehet shkruan në Facebook, se pas 8 vitesh dështime të Ramës, kostoja e jetesës është rritur dhe ka ardhur koha për ndryshim.

Ai premton se me ardhjen në pushtet të demokratëve do të vijë një e ardhme më e mirë për Shqipërinë.

“Njëherë nuk kisha mundësi të blija librat e shkollës, i kërkuam i gjetëm diku në një vend tjetër dhe ja bleva. Të gjithë të tjerët i kishin blerë ndërsa ne jo. Blejmë shumë herë me listë dhe i paguajmë çdo fund muaji” – tha banori.

 

Fraksion.com