AktualitetKosovaTë fundit

Komisioni Evropian diskuton për luanin që po mbahet në kafazin e një restoranti në Gjilan

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën në këtë institucion Viola Von Cramon ka kërkuar nga Komisioni Evropian që të pyes Zyrën e BE’së në Kosovë lidhur me gjetjen e një zgjidhje për luanin që po mbahet në kafazin e një restorani në Gjilan.

Organizata Evropiane për mbrojtjen e kafshëve ka shkruar në Twitter se Komisioni Evropian do të pyes Zyrën e BE’së që në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës të gjejnë një zgjidhje për mbajtjen ilegale të luanit në resort.

“E mirëpresim përgjigjen nga Komisioni Evropian në pyetjen e Deputetes së Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon. Komisioni kërkon nga Zyra e BE-së në Kosovë që në bashkëpunim me autoritetet për në gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për zhvendosjen e një luani të mbajtur në mënyrë të paligjshme në një vendpushim”, thuhet nga Organizata Evropiane për mbrojtjen e kafshëve.

Një luan po mbahet i mbyllur në kafazin e një restoranti në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit më shumë se një vjet , dyshohet se është futur në Kosovë në mënyrë ilegale.

Zyrtarët e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK) kanë deklaruar se ata nuk posedojnë asnjë të dhënë se kjo kafshë e egër i është nënshtruar kontrollit doganor.

 

Fraksion.com