AktualitetPolitikëTë fundit

“Kemi besim vetëm tek Nasip Naço”; Shkrihet dega e LSI-së në Gjeroven të Beratit, kryetari: Vendimi ynë është i pakthyeshëm

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në fshatin Gjeroven në rrethin e Berati është mbyllur. Mesditën e sotme kryetari i degës së LSI-së në këtë fshat dha dorëheqjen dhe u largua nga kjo forcë politike. Menjëherë pas largimit të kryetarit të kësaj dege, kanë deklaruar “unanimisht” largimin nga LSI edhe 140 anëtarët e degës së fshatit Gjeroven.

Kjo deklaratë politike e kryetarit të degës së LSI-së Gjeroven u mor gjatë një takimi të thirrur nga Shehu me anëtarët e degës që ai ka drejtuar prej 10 vitesh. Kryetari i LSI-së Gjeroven, Krenar Shehu ka deklaruar se e ka ndërmarrë këtë vendim pasi ndihet i papërfaqësuar nga kjo forcë politike.

Unë si kryetar i LSI-së Gjeroven,pasi jam menduar gjatë,kam vendosur të largohem nga kjo parti politike. Ndihemi të papërfaqësuar pasi LSI është tallur me zonën e Gjerovenit. Duke nisur nga ish/kryetari i bashkisë që ishte kushëriri i Metës e deri tek listat e tanishme për deputete,verehen se në lista janë sërsish kushërinjtë e tij”- ka deklaruar Shehu,i cili ka konfirmuar se vendimi i tij është i pakthyeshëm.

Edhe 140 anëtarët e degës së LSI-së së fshatit Gjeroven kanë deklaruar se e kanë ndërmarrë vendimin për largimin e tyre nga LSI për arsye se të gjithë ndihen të papërfaqësuar dhe të lënë pas dore në këto 10-vite.

“Ne kemi besim vetëm tek Nasip Naço sepse vetëm prej tij ndihemi të përfaqësuar”-janë shprehur anëtarët e kësaj dege.

Nuk kanë të sosur rrjedhjet nga LSI drejt PS-së. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rehovica ka shprehur tërheqjen e tij nga LSI-ja dhe bashkimin me Partinë Socialiste. Rehovica thotë për mediat se vendimi i tij ishte i imponuar nga sjella politike e LSI që i ka thyer besimin.

Më herët nga LSI u larguan edhe figura qendrore e saj në Qarkun e Beratit, ish ministri i drejtësisë Nasip Naço si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani, të cilët kanë vendosur t’i bashkohen PS-së. Këto rrjedhje ndodhin vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit duke dëmtuar rëndë LSI-në dhe kalkulimet e saj elektorale.

 

Fraksion.com