Gjykata e Lartë kalon për gjykim çështjen ndaj ish-ministrit Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë kalon për gjykim dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Vendimi është marrë sot në dhomën e këshillimit, pas rekursit të ish ministrit.
Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe sot dhoma e këshillimit e çoi në Gjykatën e Lartë për gjykim.
Gjykata e Lartë aktualisht nuk mund të marr vendime, pasi ka vetëm 3 anëtar dhe për këtë çështje duhen 5 gjyqtarë.
Fraksion.com