AktualitetEkonomiTë fundit

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”; 11 fluturime të konfirmuara për të shtunën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka konfirmuar 11 fluturime për datën 23 janar 2021.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.

“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse”, thuhet në njoftim.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e shtunë janë:⠀
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim
Albawings – Tiranë – Ankona dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim
Fraksion.com