U largua nga banesa, Prokuroria nis hetimet për Fjolla Morinën
Një ditë pas largimit nga banesa ku ishte nën masën ‘arrest shtëpie’, Prokuroria ka nisur hetimet për këngëtaren Fjolla Morina.
Këngëtarja shqiptare theu masën e arrestit në shtëpi ditën e djeshme ku gjatë kontrollit të policisë në banesën ku qëndronte ajo në Kukës, nuk u gjet brenda.
Nëse vërtetohet thyerja e masës së sigurisë ‘Arrest shtëpie’ bën që Fjolla Morina të rikthehet në qeli.
Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.
Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.
Fraksion.com