AktualitetTë fundit

U dorëzohet titulli “Dëshmor i Atdheut” familjarëve të 4 protestuesve të vrarë më ’21 Janar’; Rama: Drejtësia vonon, por nuk harron

Kryeministri Edi Rama, Kreu i Kuvendit, ministri i Mbrojtjes dhe ministrja e Drejtësisë u kanë dhënë titullin “Dëshmori i Atdheut” familjarëve të 4 protestueseve të vrarë më “21 Janar”.

Në fund Rama e ka mbyllur me një premtim duke thënë se do të bëjë gjithçka për të adresuar drejtësi për dosjen e 21 Janarit ku mbetën të vrarë në Bulevard, Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Aleks Nika.

“Duke ju falenderuar me mirënjohje për të gjithë mirëkuptimin dhe të gjithë këtë marrëdhënie që ju na keni dhënë. Privilegjin të kemi të gjithë ju dhe duke ju siguruar që unë dhe të gjithë kolegët që anë këtu sot sëbashku me ata që mungojnë për shkak të kushteve për tu mbeldhur. Kemi qenë jemi dhe do të jemi njësoj si të ishit ju, sa herë që vjen fjala apo puna për të adresuar këtë cështje ende të hapur. Dua të ndaj me ju besimin tim që në cështjen e Drejtësisë edhe në këtë cështje, sot për Shqipërinë vlen fjala e popullit. Drejtësia është njësoj si e vërteta “vonon por nuk harron”. ka thënë Rama.

 

Fraksion.com