AktualitetPolitikëTë fundit

“Dera u thye”, Arvizu kujton momentin e vrasjeve në Bulevard: Po flisja me Luli Bashën dhe kryeministrin kur dëgjova krismat

Ambasadori e SHBA-ve, Alexandër Arvizu deklaroi se gjatë momentit kur ndodhi sulmi me armë në Bulevard, përpara Kryeministrisë, në 21 janar, ishte duke folur me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Lulzim Bashën dhe kryeministrin Sali Berisha.

Ai tha për ‘Real Story’ në ‘News24’ se në atë moment dëgjoi krisma.

ARVIZU: Dera u thye. Unë isha në telefon në atë moment duke folur me ministrin e Brendshëm të kohës, Luli Basha, si dhe me Kryeministrin. Nuk e mbaj mend nëse fola me Edi Ramën, por sigurisht që fola me njerëz që ishin afër tij. Inkurajova të gjithë të mbanin hapin dhe u duk se gjërat po qetësoheshin. Dhe pastaj mendova: “Tani do zgjasë dhe pak natën, policia do ndalojë ca vetë…”, por me shpresën që gjithçka të qetësohej. Dhe pikërisht në këtë moment, dëgjova krismat.

SOKOL BALLA:
 Presidenti i Republikës, ishte i vetmi, duhet thënë që në atë momenti, pra zoti Topi me të cilin unë kam komunikuar dhe kjo mund të jetë një arsye tjetër, në atë pak minuta që funksionuar celularët në Bulevardin Dëshmorët e Kombit pas vrasjeve. Unë kam marrë një deklaratë nga z.Topi i cili kërkonte të vihej në kontakt me Top Channel pasi donte të çonte një deklarate. Thjeshtë më ka marrë mua në telefon, nuk kemi folur shumë, thjeshtë unë i kam dhënë numrin e faksit të TV, ku ka shkuar deklarata Bamir Topit. Deklarata e Presidentit, ishte një deklaratë që tentonte të qetësonte gjakrat, siç edhe duhet të bëjë kreu i Shtetit në raste të tilla.

 

Fraksion.com