“4 të vrarët e ’21 Janarit’ shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut’’; Homazhe në Bulevard, Rama vendos karafila të kuq
Kryeministri Edi Rama së bashku me familjarët e viktimave të 21 janarit ka mbajtur homazhe përkujtimore në Bulevardin ‘’’Dëshmorët e Kombit’’ para kryeministrisë.
Po sot Rama shpalli 4 viktimat e ’21 janarit’ në 10-vjetorin e ngjarjes ‘’Dëshmorë të Atdheut’’.
Ai kërkoi besim se drejtësia do të bëjë drejtësi për 21 janarin edhe pse diçka e tilë prej vitesh mungon.
“Sot është dita për të bërë një reflektim pas një rrugëtimi 10-vjeçar në përpjekje për të kuptuar bashkarisht se si ajo ngjarje tragjike dhe 4 jetë të pafajshme të humbura kanë ndikuar historinë tonë të re në dy drejtime. Në njërën anë në drejtim të marrëdhënies së qeverisë me protestën dhe nga ana tjetër në drejtim të transforimit të sistemit të drejtësisë. 21 janari përtej plagëve të pangushëllueshme, që hapin shpirtin e familjeve të 4 dëshmorëve. Nëse e shohim në aspektin e parë, sot kemi të gjitha arsyet për tu përulur me mirënjohje përpara kujtimit të këtyre 4 dëshmorëve, humbja e jetës të së cilëve vuri vijë të kuqe për të gjithë duke e bërë të pakapërcyeshme forcën e shtetit në raport me lirinë dhe të drejtën për të protestuar. Jam krenar që ne si pjesë e asaj përpjekje në një kohë tjetër tejet të vështirë me marrjen e përgjegjësisë së qeverisjes së vendit, kemi qenë mishërimi i një vullneti të palëkundur për të garantuar për të gjithë dhe gjithmonë. Situata shumë herë më dramatike nga pikëpamja e kërcënimit të fuqisë së protestës dhe tejkalim të gjithë asaj kornize që përcakton Kushtetuta dhe ligji për të drejtën për të protestuar. Jeta e protestuesit të mos vendoset në pikëpyetje”, tha Rama.
Fraksion.com