AktualitetBota+Të fundit

Nuk e priti për inaugurim, Donald Trump i la një shënim Presidentit të ri Joe Biden para largimit nga Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti në largim, Donald Trump, i ka lënë një letër pasardhësit të tij, Joe Biden.

Zëvendësi i sekretarit për media, Judd Deere, refuzoi të zbulojë se çfarë i ka shkruar Trump Bidenit, duke u thirrur në privatësinë e komunikimit midis dy presidentëve, shkruan AP.

Trump ka refuzuar të pranojë publikisht humbjen kundrejt Bidenit në zgjedhje dhe në fjalimet e tij lamtumirëse, ai nuk e ka përmendur me emër presidentin e zgjedhur.

Lënia e letrës është një traditë që e ndjekin presidentët amerikanë.

Trump, megjithatë, i ka thyer disa tradita të tjera.

Ai nuk merr pjesë në inaugurimin e Bidenit, duke u bërë presidenti i parë në 152 vjet që bën një gjë të tillë.

Trump po ashtu nuk e ka ftuar Bidenin për takim në Shtëpinë e Bardhë, pasi Biden është shpallur fitues i zgjedhjeve të 3 nëntorit.

 

Fraksion.com