AktualitetTë fundit

Bllokimi i gomones me klandestinë sirianë në Vlorë; Arrestohet skafisti

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar, të cilët janë përfshirë në rastin e gomones së bllokuar në Vlorë që po transportonte migrantë drejt Italisë.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit lundrues.

Njoftimi i Policisë:

Dy javë me parë, Policia ka vënë në pranga 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj ngjarjeje, shtetasin:

E. L.(A.), 26 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues (skafisti), me të cilin migrantët nga vendet e treta do të largoheshin në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

 

Fraksion.com