AktualitetPolitikëTë fundit

Ambasadori Soreca takim online me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi; Thirrje qytetarëve shqiptarë: Rinovoni dokumentet biometrike para zgjedhjeve

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë të cilëve iu ka përfunduar afati i dokumenteve të identifikimit t’i rinovojnë ato.

Thirrja ka ardhur pas një takimi online që ambasadori Soreca ka pasur me KQZ dhe kreun e saj Ilirjan Celibashi. Ai shkruan se rinovimi i dokumenteve biometrike të identitetit është një sfidë e madhe.

“Shkëmbim i mirë me KQZ-në, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe OSBE. Po punohet për zbatimin e kodit të ri zgjedhor bazuar në reformën e 5 qershorit. Por rinovimi i shumë dokumenteve biometrike të ID është një sfidë e madhe. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve që urgjentisht t’i rinovojnë ato para ditës së zgjedhjeve”, shkruan Soreca.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com