Alt: Dështimi i BE-së në Ballkan, sukses propagandistik për Kinën
Pas vendimit të Serbisë për marrjen e vaksinës kineze, deputetja gjermane e partisë liberale, Renata Alt kritikon BE-në për dështim në ofrimin e vaksinës në Ballkan.
„Edhe nëse BE ka përgatitur një paketë shtesë milionëshe për Ballkanin Perëndimor, tempi i breshkës në furnizimin me vaksinën dëmton vënien nën kontroll me efektivitet të pandemisë në rajon. Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të mbeten edhe më tej pas përpjekjeve të vaksinimit të vendeve të BE-së, kjo do t’i çojë ato më shumë në krahët e Kinës dhe Rusisë“, shprehet deputetja liberale, Renata Alt./dw
Fraksion.com