AktualitetTë fundit

Alarm në kolegjin e vajzave në Tiranë; Rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes: Evakuohen nxënëset, 4 përfundojnë në spital

Katër nxënëse të një shkolle në “Don Bosko” në kryeqytet janë dërguar në spital pasi janë ndier keq nga rrjedhja e gazit në sistemin e ngrohjes. Report Tv mëson se bëhet fjalë për shkollën e vajzave ‘Albanian Qatar Colleg’

Policia e Tiranës bën me dije se është bërë evakuimi i të gjithë nxënëseve në shkollë.

“Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës. Gjithashtu  janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për  normalizimin e situatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Fraksion.com