AktualitetTë fundit

Tronditëse në spitalin Covid1: Pacientit të intubuar i plaçkisin paratë në kuletë dhe karta banke

Një burrë ka humbur jetën në spitalin Covid1 në QSUT dhe ndërsa ishte nën frymëmarrje artificiale përmes intubimit, I janë plaçkitur paratë që kishte me vete dhe ato që kishte në kartën bankare.

Denoncimi vjen nga djali I të ndjerit K.D. 58 vjeç. Ai tregoi në TV Klan se më 22 dhjetor 2020 u shtrua tek spitali Infektiv babai I tij I infektuar me koronavirus.

Djali thotë se I futi në portofol 20 mijë lekë të reja. I ati u shtrua dhe dy ditë më vonë e futën në intubim, pra më 24 dhjetor.

Pikërisht në këtë ditë, në një bankomat pranë QSUT, karta e tij bankare është përdorur duke u tërhequr 20 mijë lekë të reja. Në tri ditë janë bërë tri tërheqje nga 20 mijë lekë, total 60 mijë lekë të reja.

Po ashtu janë marrë dhe paratë që gjendeshin në portofol, 20 mijë lekë.

Më 27 dhjetor në mëngjes, K.D., 58 vjeç humb jetën pasi ishte intubuar.

Familja tërhoqi trupin e të ndjerit dhe sende personale. Po ashtu dhe kuletën ku gjendeshin 200 lekë dhe karta e identitetit e patenta.

Djali I të ndjerit tregon se ka denoncuar në Komisariatin nr 4 të policisë së Tiranës këtë rast me veprime të neveritshme.

Djali i të ndjerit pohon se i ati kishte pasur në portofol kartën bankare dhe pin-in e saj pasi tërhiqte rrogën e tij në ATM.

 

Fraksion.com