AktualitetPolitikëTë fundit

Topalli kandidon në Shkodër e Tiranë: Vendi i duhet kryeministër që nuk shton vilat në kohë tërmeti

Beteja për Shkodrën pritet të prodhojë një ndër garat me interesante në zgjedhjet e 25 Prillit.

Demokratët krahas socialistëve do kenë përballë Jozefina Topallin, e cila ka vendosur të kandidojë në qarkun i cili  historikisht i ka dhënë mandatin e deputetes, por këtë herë ajo do garoje me siglen e forcës së saj politike.

“Po punoj te mbyll listat e kandidateve ne qarqe. Per sa kohe ma lejo kodi te udhëheq ne kater qarqe per te maksimalizuar votën. Do jem Shkodër dhe Tiranë, dhe dy qarqe qe se kam vendosur ende”, shprehet Topalli.

Kryetarja e Lëvizjes per Ndryshim është e hapur për të bashkuar votat e saj me Partinë Demokratike, por me një kusht,  jo me Lulzim Bashën Kryeministër.

“Partia Lëvizja për Ndryshim është rreshtuar në qendrën e djathtë,  unë jam e djathte. Mandatet e mia do i bashkohen se djathtës dhe atyre qe votojne siglen e PD per te gjetur dhe negociuar per nje kryeministër te pa korruptuar. Nje emer qe nuk shton vila pasi ndodh tërmeti dhe vendi vuan nga Pandemia. ”, tha Jozefina Topalli.

E rreshtuar  kundër Lulzim Bashës, nuk kursen Edi Ramën i cili kohet e fundit e poston ne rrjetet e tij sociale. Topalli është e bindur  se marrëveshja politike mes dy kundërshtarëve politik vijon duke zbuluar aktorin e tretë, i cili i bashkon.

“Historia e Rames dhe Bashes e lidhur dhe e ndërmjetësuar nga oligarkët. I pari qe duhet larguar me emergjence  është Edi Rama, se ai ka kapercuar vijën e kuqe. Por perhere gjendet një oligark per ti bashkuar te dy , te tre ne fakt”, u shpreh Jozefina Topalli.

Jozefina Topalli është në kërkim të aleancave për largimin e tre kryetarëve, Ramës, Bashës edhe Metës. Negociatat deri me tani janë konkrete me partine e Astrit Patozit.

 

Fraksion.com