AktualitetTë fundit

Aksident i rëndë në Fushë-Mamurras, humb jetën një 70-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot -Fushë Krujë, pranë kryqëzimit në Fushë-Mamurras.

Nga të dhënat e para mësohet se në aksident është përfshirë një motor dhe një automjet e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 70-vjeçar i motorit, shtetasi Pjetër Përkeqi nga Fushë-Mamurrasi.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në orën 19:20, tek kryqëzimi i Mamurrasit,  ku “shtetasi P. P., duke drejtuar një motoçikletë është përplasur me një mjet me drejtues shtetasin A. A., e për pasojë drejtuesi i motoçikletës shtetasi P. P., ka ndërruar jetë”.

“Drejtuesi i mjetit shtetasi A. A., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme”.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

 

Fraksion.com