Vlorë: Përfshihet nga flakët një makinë në aksin rrugor Vlorë- Sarandë
Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Vlorë- Sarandë, në fshatin “Dukat“.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:35, si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:35, në aksin rrugor Vlorë- Sarandë, në fshatin “Dukat“, një mjet i markës “Renault”, me drejtues shtetasin A. K, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com