Përfundojnë punimet në pusin Türkali-1 në fushën e gazit në Detin e Zi
Anija turke e shpimit, Fatih, ka përfunduar pas 77 ditësh punimet në pusin Türkali-1 në Fushën e Gazit Sakarya në Detin e Zi.
Anija Fatih ka kryer shpime deri në 3.920 metra thellësi në pusin Türkali-1, tha Partneriteti Anonim i Naftës i Turqisë (TPAO) në Twitter.
Türkali-1 është pusi i parë në det të thellë që shpohet pas zbulimit të gazit natyror në Fushën e Gazit Sakarya.
Punimet në këtë pus kishin filluar më 2 nëntor të vitit të kaluar.
Ndryshe, më 17 tetor, Turqia zbuloi 85 miliardë metra kubë rezerva të gazit natyror në Detin e Zi dhe më 21 tetor, presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan, konfirmoi se anija po planifikonte të fillonte operacionet në pusin Türkali-1 në nëntor./AA
Fraksion.com