Parashikimi i motit, e hënë 18 janar 2021
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë moti parashikohet me vranësira dhe kthjellime në mëngjes, ndërsa gjate ditës kryesisht i kthjellët.
Parashikohet prezencë mjegulle e dendur nëpër lugina si dhe ngrica të forta në akset rrugore.
Era do të fryjë, me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8m/sek, duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 2 deri 3 ballë kryesisht në Jon. Të pranishme do jenë dhe ngricat e forta në akse rrugore.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -3/6 | diell |
| Kukës | -4/3 | re diell |
| Lezhë | -1/6 | diell |
| Dibër | -10/2 | re diell |
| Durrës | -2/8 | diell |
| Tiranë | -2/7 | diell |
| Elbasan | -2/7 | diell |
| Berat | -7/9 | diell |
| Vlorë | -2/10 | diell |
| Korcë | -12/-2 | re diell |
| Gjirokastër | -0/8 | diell |
| Sarandë | -1/11 | diell |
Fraksion.com

