AktualitetTë fundit

Ndërron jetë mjekja shqiptare

Ndërron jetë në mënyrë të parakohshme mjekja shqiptare, Eni Doko, e cila punonte në Gjermani.

Lajmin e trishtë e ka dhënë kryetarja e Federatës së mjekëve në Europë, Aurora Dollenberg.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, mjekja shkruan se Doko ishte një njeri i mrekullueshëm duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, por edhe kolegët e saj.

Statusi i plotë:

Dr. Eni Doko një mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshëm është larguar nga jeta, duke i lënë familjes një humbje të pamasë dhe ne si koleg dhe miq të saj, duke na privuar nga privilegji që ta kishim pranë në vitet që vijnë.

Dr. Eni me të qeshurën, bukurinë dhe dritën tënde do mbetesh përherë në zemrat tona.

 

Fraksion.com