KPK shkarkon gjyqtarin e GJKKO-së, Bib Ndreca. Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Vlorës, Elona Mihali
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, Bib Ndreca.
Vendimi u mor sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.
Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, ndaj gjyqtarit Ndreca u konstatuan probleme lidhur me një nga kriteret e vetingut, atë të pasurisë.
Ndërkohë po sot KPK dha vendimin për gjyqtaren e Vlorës, Elona Mihali.
Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari vendosën konfirmimin e gjyqtares Mihali në detyrë.
Fraksion.com