Life StyleTë fundit

Horoskopi javor, 18-24 janar 2021

Ky është horoskopi javor, 18-24 janar 2021. Parashikimi i yjeve për secilën shenjë, puna shëndeti dhe dashuria.

Dashi

Planetët do ju mbështesin fort gjatë gjithë kësaj jave dhe do ua ndriçojnë mendimet. Nëse jeni në një lidhje kjo ka për të qenë një javë shume e bukur. Herë pas here nuk do bini dakord me partnerin, por shpejt do reflektoni dhe do arrini të bashkëpunoni për më të mirën e të dy palëve. Ju beqarët do takoheni me shume persona dhe do jenë disa që do ju pëlqejnë. Njihuni më mirë me ta para se të merrni vendimet përfundimtare në mënyrë që zemra të mos ju lëndohet. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe. Merruni edhe më shumë me aktivitet fizik dhe keni për t’u ndier për mrekulli. Në punë do jeni gjithë kohës në kërkim të sfidave të reja dhe do keni arritje të njëpasnjëshme. Do ndiheni të qetë dhe shpesh krenare për veten.

Demi

Këtë javë do keni shumë forcë brenda vetes dhe do mundoheni ta bëni çdo moment të animuar. Atmosfera ne jetën tuaj ne çift do jetë herë pas here elektrizuese, por do kaloni edhe momente pasionante. Ju beqarët duhet të njiheni me sa më shumë persona dhe më pas të mendoni të bëni zgjedhjen përfundimtare. Në planin material nuk do dini çfarë të bëni në disa momente sepse do gjendeni në vështirësi. Pranojeni ndihmën që do iu japin familjaret. Sipas Dritare.net, gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si e keni pritur. Herë pas here mund të përballeni edhe me shqetësime, dhimbje muskujsh apo dhimbje stomaku. Për punën do jetë periudhë e lavdishme. Do dini çfarë hapash të hidhni në çdo moment dhe do merrni plot vlerësime.

Binjakët

Nëse nuk bën më të mirën nga vetja për të ruajtur qetësinë këtë jave gjërat do bëhen më delikate. Për ju që jeni në një lidhje do jetë një periudhë e tensionuar. Nuk do toleroni aspak dhe do këmbëngulni gjithmonë që të dalë e juaja. Kujdes sepse po vazhduat në këtë rruge do e shkatërroni atë që keni ndërtuar deri me sot. Ju beqarët do ndiheni të mikluar nga disa persona që sapo i keni njohur dhe do hidhni hapa të nxitura. Në planin financiar do jeni të shpërqendruar sepse situata do jetë goxha e turbullt. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Do keni djegie stomaku dhe dhimbje barku. Kujdes me produktet që do konsumoni. Në punë do jeni goxha serioze dhe të zotët. Do arrini atje ku dëshironi.

Gaforrja

Planetët do iu japin forcë dhe gjallëri për të arritur çdo gjë që dëshironi këtë javë. Do jeni edhe më origjinalë e kreativë. Me partnerin do keni disa probleme të vogla dhe për disa ditë mund të qëndroni edhe larg njëri-tjetrit. Saturni do jetë planeti që do ju bëjë t’i mendoni gjërat më seriozisht dhe në fundjavë situata do ndryshojë për mirë. Ju beqarët do bëni çdo gjë për të rënë në sy. Mund të merrni ftesa të rëndësishme dhe jeta do ju ndryshojë menjëherë. Financat do përmirësohen jashtëzakonisht shumë falë një shpërblimi të majme që do merrni nga puna. Përfitoni për të bërë disa investime për shtëpinë. Për shëndetin do kujdeseni deri në detaje dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Jeta profesionale do ecë para me ritme më të shpejta.

Luani

Këtë javë do bëni më të mirën për të pasur një jetë më të qetë. Shpesh mund të dilni edhe nga parimet që keni. Ju të dashuruarit ka mundësi të merrni vendime shumë të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Të afërmit, si tuajit ashtu edhe të partnerit, do jenë një mbështetje e fortë. Ju beqarët do keni takime, por tashmë nuk do filloni aventura kalimtare. Këtë jave do fillojë një histori serioze, e konsoliduar dhe afatgjatë. Buxhetin gjithashtu do dini si ta menaxhoni me më shumë përkujdes dhe maturi kështu që gjendja do mbetet e kënaqshme. Në disa momente mund të ndihmoni edhe të afërmit. Shëndeti nuk ka për të qenë aspak i keq, duhet thjesht të përkujdeseni pak më tepër për kilogramët e tepërt. Në punë do jeni shumë kërkues ndaj vetes dhe nuk do ndaleni derisa të arrini atë që dëshironi.

Virgjëresha

Vizioni i qartë që do keni për jetën do ju ndihmojë të kaloni çdo sfidë të vështirë që do ju dalë dhe do dhe ecni në rrugën e duhur. Planetët do influencojnë pafund sektorin e ndjenjave për ju të dashuruarit. Nuk do keni për çfarë të qaheni sepse partneri do kujdeset mjaft për ju. Frika dhe hezitimi do iu pengojë as juve që jeni vetëm për të gjetur dashurinë. Hiqini komplekset dhe lëreni veten të lirë. Në planin financiar do tregoheni më të matur se kurrë. Buxheti do jetë i mirë dhe ju do mund të bëni edhe ndonjë investim të vogël. Tek shëndeti do ndikojë Mërkuri. Ai do iu mbrojë, por duhet me patjetër të bënin kujdes me ushqimin e tepruar. Po nuk morët masa tani do keni probleme më vonë. Në punë do keni vështirësi për t’u përqendruar. Mos i dramatizoni gjërat para kohe.

Peshorja

Mërkuri do ju bëjë shumë energjikë gjatë kësaj jave dhe do jeni të pandalshëm. Nëse jeni në një lidhje, nuk do i mbani asnjë sekret personit që keni në krah përkundrazi do thurni plane për një të ardhme së bashku. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni gjithë kohës në kërkim të personit ideal pa e kuptuar se dikush po i vëzhgon prej kohesh. Propozimet do jenë të veçanta. Financat herë do jenë të qëndrueshme dhe herë problematike. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Stresi mund të shkaktojë goxha probleme. Sipas Dritare.net, në punë do e vazhdoni me vrull projektin e nisur dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë.

Akrepi

Asnjë problem serioz nuk do ju ndodhë gjatë kësaj javë. Gjërat e vogla do i kaloni sa hap e mbyll sytë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një javë shumë pasiononte dhe me dëshira pak ekstreme. Nëse ju japin kënaqësi mos e privoni veten. Do keni shumë imagjinatë. Jeta e ju beqarëve do jetë e mbushur plot me takime. Mund të mos ketë dashuri të vërtetë, por shumë aventura të këndshme. Me paratë duhet të tregoheni të matur. Mos jepni hua sepse do mbeteni edhe për vete keq. Shëndeti nuk do jetë dhe aq i mirë. Do jeni në ankth dhe do keni probleme me qarkullimin e gjakut. Këshillohuni me mjekët për çdo problem. Këmbëngulja në pune do ju bëjë te arrini ato që doni.

Shigjetari

Këtë javë duhet të shpreheni sa më shumë. Edhe sikur nga ato që do thoni të lindin mosmarrëveshje është shumë më mirë sesa të jeni të qetë në pamje, por të vuani përbrenda. Ju beqarët nuk duhet të prisni që dikush t’iu trokasë në derë dhe t’iu thotë se do të krijoje një lidhje me ju. Po nuk dolët dhe po nuk pranuat ftesa për njohje të reja do mbeteni me të njëjtin status. Për financat do jetë një javë e begatë dhe me plot përmirësime. Rezistenca fizike mund të ketë herë pas here disa tronditje. Tregoni më tepër kujdes për veten. Në punë duhet të prisni pak kohë për të arritur rezultatet e duhura nëse keni nisur së fundmi një projekt të ri. Asgjë nuk mund të realizohet menjëherë.

Bricjapi

Javë e mbushur me surpriza nga më të ndryshmet pritet të vijë. Do adhuroni të provoni gjëra të reja dhe do punoni fort për t’ia dalë. Nëse keni një lidhje jeta juaj do të rigjallërohet dhe ju do të zbuloni kënaqësi të reja. Mundohuni ta shfrytëzoni sa më shumë këtë javë plot ngjyra. Ju beqarët do luftoni shumë për të fituar betejën në dashuri. Edhe pse do lodheni pak do dilni fitimtarë. Përgatituni për ndryshime. Financat nuk do kenë asnjë problem dhe të gjitha këto falë maturisë që keni treguar kohët e fundit. Mos bëni më shumë shpenzime sesa keni bërë. Gjendja fizike në përgjithësi do jetë e mirë. Problemet mund të lidhen vetëm me pjesën nervore pasi do jeni paksa të stresuar. Në planin profesional, do ndikoheni nga Mërkuri, i cili do iu bëjë të pasigurt dhe dyshues.

Ujori

Mos ushtroni presion tek askush gjatë kësaj jave, organizohuni dhe dëgjojeni më shumë zemrën. Keni për ta parë se kështu çdo gjë do ju ecë më së miri. Ju që keni një lidhje dashuria do iu buzëqeshë sërish. Saturni do ua bëjë jetën më të rregullt dhe do iu ndihmojë nëse keni për të marrë një vendim të rëndësishëm. Për ju beqarët do jetë periudhë e shkëlqyer. Gjithçka do shkojë më së miri dhe ju do takoheni me personin e ëndrrave. Financat do të përmirësohen më shumë sesa mendonit. Përfitoni për të shlyer borxhet. Neptuni do iu sjellë më tepër energji dhe dinamizëm. Edhe pse java ka qenë e ngarkuar ju çuditërisht nuk do e ndieni lodhjen dhe nuk do keni probleme shëndetësore. Në punë do keni mundësi të realizoni disa projekte të vogla që i kishit menduar.

Peshqit

Ka ardhur koha t’u shkoni gjërave deri në fund këtë javë dhe të mos keni aspak frikë. problemet e së shkuarës mundohuni t’i lini pas krahëve. Ju që jeni në një lidhje duhet të përgatiteni për kënaqësi pa fund. Marsi do iu mbështesë gjatë gjithë kohës dhe do jeni shumë sensualë. Ndonjë ditë mund të përjetoni edhe net plot pasion. Ju beqarët do i shtoni aventurat e dashurisë. Sharmi dhe bukuria juaj do tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Nuk do kujdeseni fare për buxhetin këtë javë, por gjithsesi planetët nuk do iu lënë në baltë. Me shëndetin nuk do keni probleme. Edhe nëse vuani prej kohësh nga diçka do keni përmirësime të dukshme. Në punë do jeni të vendosur t’iu shkoni gjërave deri në fund dhe do ia dilni mbanë. Bravo për guximin.

 

Fraksion.com