“Fajin nuk e ka BE-ja”; Basha: Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratat e tij në Kuvend duke thënë se, për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja.
“Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë”, u shpreh Basha.
“Edhe një herë Rama fajëson të tjerët tjetër për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë”, theksoi Basha.
“BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE”, shtoi Basha.
Fraksion.com