AktualitetTë fundit

Banesa në Pogradec përfshihet nga flakët, humb jetën 42-vjeçari në Vërdovë

42-vjeçar Nardi Xhukellari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pas një zjarri të rënë shtëpinë ku ai banonte, në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Shtëpia e djegur është përfshirë në flakë rreth orës 06:00 të mëngjesit. 42 vjeçari jetonte i vetëm në një ndërtesë e cila ishte e braktisur dhe e rrënuar.

Burime nga policia bëjnë të ditur  se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Zjarri ka rënë fillimisht në katin e dytë të shtëpisë në të cilën jetonte 42 vjeçari, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen pasi është asfiksuar.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërkaq grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet.

Njoftimi  i policisë:

Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com