AktualitetTë fundit

ARRSH: Ja në cilat akse rekomandohen zinxhirët nga ngrica në rrugë

Situatat e krijuar nga temperaturat e ulëta në vendin tonë kanë sjellë ngrica dhe reshje dëbore në sasi të mëdha.

 Autoriteti Rrugor Shqiptarë, njofton se lidhur me këtë momentalisht qarkullimi në vend kryhet pa probleme.

Ndërkohë njoftohet se gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave  në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta në të gjithë vendin, kryesisht në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërnadrjen e kripës për eleminimin e ngricave. Qarkullimi kryhet pa probleme

Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

 

Fraksion.com