Pfizer njofton se ka vendosur të reduktojë dhe shtyjë përkohësisht dorëzimin e vaksinave në Europë
Pfizer dhe BioNTech kanë vendosur të reduktojnë përkohësisht furnizimin e vaksinës në Evropë duke vonuar dorëzimin e prodhimit në vendet e Europës brenda dhe jashtë BE.
Laboratori amerikan i Pfizer ka paralajmëruar se nga java e ardhshme do të ketë një rënie në dërgesat e vaksinave Covid në Evropë, në pritje të përmirësimit të aftësive të saj të prodhimit. Kjo ulje e përkohshme do të prekë të gjitha vendet evropiane.
Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania gjermane bioteknologjike BioNTech, partner themelues i së cilës është shkencëtari turk prof. dr. Uğur Şahin bënë njoftimin duke shtuar se do të rishikojnë operacionet e tyre për të rritur prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19).
Në një deklaratë të përbashkët nga Pfizer dhe BioNTech thuhet se po punohet intensivisht për të arritur objektivin e ri për prodhimin e 2 miliardë dozave për vitin 2021.
Më tej thuhet se operacionet e prodhimit do të rishikohen për të rritur sasinë dhe prodhimin e dozave të arritshme dhe se rregullorja shtesë kërkon modifikime për përparimin dhe menaxhimin që do të kërkojnë miratimet e autoritetit.
“Ndryshimet që do të bëhen në strukturën e prodhimit “kërkojnë miratime të mëtejshme rregullatore” dhe për këtë arsye mund të ketë “luhatje në oraret e porosisë dhe dorëzimit në fabrikën belge në Puurs”.
“Kjo situatë do të ndikojë përkohësisht furnizimet e vaksinave në procesin nga fundi i janarit deri në fillim të shkurtit”, thuhet në deklaratë ku vihet theksi se do të reduktohet përkohësisht furnizimi i kryer në Evropë.
Sapo mësova për vonesën e prodhimit të Pfizer, thirra administratorin e deleguar, i cili më siguroi se të gjitha dozat e planifikuara për BE do të dorëzohen në tremujorin e parë” ka deklaruar presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen.
Fraksion.com