50 euro për të rruar mjekrën; Zbulohen skandale të tjera nga Tirja, si ju zhvati para sanitarja disa njerëzve
Ditën e sotme janë zbuluar të tjera skandale nga sanitarja Tire Alldervishi, që i mori 8 milionë lekë vajzës së një pacienteje të infektuar me Covid-19. Përmes mashtrimeve Tirja i mori vajzës shumën e madhe të parave dhe si përfundim nëna e saj ndërroi jetë. Ndërkohë sot persona të tjerë kanë dëshmuar se sanitarja ka bërë të njëjtën gjë edhe me ta.
Tirja i ka zhvatur para edhe kushëririt të vajzës që bëri e para skandalin publik. Ai ka treguar se ajo i kërkonte para ekstra, përveç atyre që jepte kushërira e tij, sepse sanitarja nuk kënaqej me pak.
“Paret m’i lente kushërira dhe ngaqë ishte në punë më thoshte jepja pak Tires lekët edhe unë lekët ia fusja në një qese, në kartopecetë dhe ia fusja ke qesja dhe çdo ditë e Zotit, ajo vinte merrte lekët në mëngjes. Përveç këtyre, kur vinte pasdite, m’u ankonte, më thoshte, që Ani më ka dhënë pak lekë edhe unë ngaqë e kisha teze, më vinte keq, i jepja dhe unë ndonjë gjë nga të mijat. Kjo ka ndodhur 4-5 herë, që i jepja nga të miat, plus atyre, që lente Ani nga 70-60-40 përditë. Tirja thonte, që duhet t’i jap dhe të tjerëve, 10-të infermierit, 20-të nuk e di. Unë ia jepja lekët, me një fjalë vetëm për turnin e parë, këto 60, 70, 40 varet sa ishin, sa do i ndanin, sa kishin bo llaf ato me një fjalë”, ka treguar djali për emisionin “Stop”.
Gjithashtu Mbaresa Crroj nga Bulqiza tregoi këtë të premte në emisionin “Stop” se ka harxhuar 4 mijë Euro për të shëruar babain, por ky i fundit fatkeqësisht ndërroi jetë. Crroj mendon se babai i saj ka ndërruar jetë për shkak të pakujdesisë. Ajo pretendon se ai nuk është ushqyer dhe nuk i është dhënë të pijë ujë. Ajo tregoi se ka pasur kontakt edhe me Tiren, që i ka kërkuar 50 euro vetëm që t’i rruante fytyrën babait të saj.
“Dhe shoqja, që është arrest, ajo Tirja aty, një natë ka fol me mua dhe më kërkoi 50 euro për t’i rruar babit fytyrën edhe çfarë tjetër, mos e ki problem “ta laj unë, ta shpëlaj unë”. Shkoj e marr një batanije aty me 2 mijë lekë dhe ja ndërroj çdo ditë. Gjëja, që më jepte më neveri është, që ato të sëmurët atje, marrin rrobat nga jashtë, batanije me sëmundje pa larë, t’ua vejnë të sëmurëve nuk është mirë, se neve po luftojmë Covid, meqë Covid është aty. Ne kemi harxhuar shumë lekë. Unë kam pasur 4 000 euro, plus të miat e të vëllait… Nuk jemi kursyer, nuk jemi kursyer për asnjë gjë, se të bëhesh babi më mirë kap e jep, se 5 000 lekshja dhe 10.000 lekshja o shpirti im, atje nuk janë asgjë. Aty nuk hante bukë, nuk hante bukë 5000 lekshe-10.000 lekëshe. Dinë infermierët, e dinë shumë mirë se kush, nuk dua t’i bëj dëm asnjë njeriu, po infermierët vetëm, vetëm ato e dinë, se kush ka marrë lekë, kush e ka parë babin tim”, ka treguar Mbaresa Crroj.
Fraksion.com