Tire Alldervishi në burg; Gjyqtarja: Ngjarje jashtëzakonisht e rëndë; Abuzim me frikën që po përjetojnë qytetarët
Gjyqtarja Merlika ndërsa jepte vendimin dha se masa e sigurisë me burg ishte padyshim e duhur për një rast të tillë abuzimi në raport me situatën që qytetarët shqiptarë por dhe gjithë bota po jeton.
“Gjykata pasi shqyrtoi aktet dhe dëgjoi palët, vendosi vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Tire Alldervishi dhe caktimin e masës me karakter shtrëngues atë të arrestit me burg e dyshuar për mashtrim.
Gjykata disponon me këtë vendimmarrje duke marrë parasysh çështjen e cila paraqet një rrezik shumë të lartë në rastin konkret pavarësisht nga rezerva që disponon gjykata në raport me momentin e kualifikimit të veprës, çmon që në rastin konkret krimi është vazhdues, çmon se pasojat në rastin konkret janë të rënda, pra shkalla e rrezikut shumë më e lartë seç paraqitet.
Referohen detyrime që përmbushen nga palët pikërisht në kushtet e funksionimit të një shërbimi shëndetësor falas dhe që i imponohen palëve që të hyjnë deri në detyrime ndaj të tretëve për të përballuar kostot e këtyre shërbimeve që në fakt i takojnë shtetit por që për këto lloj elementesh nëse do referohem në raport me vepra të tjera të kryera për shkak të detyrës të punonjësve të tjerë është pjesë e hetimit dhe gjykata nuk del jashët këtij konfigurimi për efekt të të dhënave paraprake që disponon.
Dyshimi është i një shkalle që mund të ketë shkelje të tjera, që mund të konsiderohen në kuadër të bashkëpunimit apo vepra të tjera për shkak të detyrës.
Por që në rastin konkret ky person në raport me kontaktet me pjesën e viktimës që është dhënë ky shërbim kjo lloj vlerë dhe në fund vdekja normal nuk ka ardhur për shkak të tyre , se nuk është pasojë e drejtpërdrejtë, por në referim të vlerave
gjykata çmon se kjo vepër duhet t’i sygjerojë Akuzës që ta kualifikojë si mashtrim për shkak të pasojave të rënda të sjella.
Marrë parasysh sensibilitetin e publikut por dhe gjithë bota në këtë kohë që po jetojmë, në raport me këtë sëmundje që ka sjell pasoja të mëdha në kuptimin ekonomik dhe psikologjik të të gjithë shtetasve që përjetojnë një lloj frike terrori të abuzohet me këtë lloj ndjenje është diçka jashtëzakonisht e rëndë dhe gjykata absolutisht që nuk vë në dyshim fare masën e sigurisë arrest me burg, me afat apo afat, siç kërkohet nga Mbrojtja, por është masa me evidente që të parandalohet një veprim apo lindja e një mendimi që në këto lloj situatë të krijohet kjo formë abuzimi”, tha ajo.
Fraksion.com