AktualitetTë fundit

“Në gjykatë dhe pa avokat”; Prokuroria: Burg për sanitaren e “Shefqet Ndroqit” që mashtroi vajzën e 55-vjeçares me COVID-19 dhe i mori 8 mln lekë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest me burg” për sanitaren e spitalit COVID 2 Tire Alldervishi, e akuzuar për mashtrim pas skandalit me një paciente të këtij spitali, vajzës të së cilës i ka marrë 8 mln lekë duke u hequr si infermiere.

Alldervishi është shfaqur në Gjykatë pa avokat, teksa e shoqëruar nga një efektive policie ka deklaruar se e ka lajmëruar avokatin por nuk i di arsyet që ai nuk ka ardhur.

Me kokën ulur ajo ka pritur vendimin e gjykatës, teksa prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” me akuzën për mashtrim më shumë se një herë.

Gjyqtarja: Kur e keni marrë zonjë avokatin?

Tirja: Pardje

Gjyqtarja: Po ku është avokati, apo…?

Tirja ngre supet dhe nuk flet asnjë fjalë.

Sanitarja 58-vjeçare e spitalit Covid-2 është vënë në pranga ditën e djeshme, pas publikimit të disa pamjeve nga emisioni “Stop”, në të cilat duket se ajo ka marrë të paktën 8 milionë lekë të vjetra nga vajza e pacientes e cila më pas ndërroi jetë

 

Fraksion.com