“Marrëveshja me Pfizer falë kontakteve personale”; Rama kritik ndaj BE: Ç’na duhen paratë kur nuk ka vaksinë? Egoizëm dhe cinizëm i disa shteteve
Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin Open në Top Channel ka folur rreth kritikave të tij lidhur me politikën e ndjekur nga BE me vendet e Ballkanit për sa i përket vaksinës.
Sipas Ramës BE nuk i kushtonte asgjë që të dhuronte vaksina për Ballkanin. Kryeministri ka shtuar se marrëveshja u lidh me Pfizer falë punës dhe kontakteve personale të tij.
“Nuk ka qenë vendim i Kmisionit Evropian që të lihen jashtë. Është moralisht e pa justifikueshme.”
“Këshilli Evropian, egoizmi i disa shteteve mori vendimin që vaksina ti ndanin dhe thanë që mund të bëheshin negociata bilaterale. Dhe Komisioni i BE nuk ka në dispozicion. Ne nuk kemi kërkuar lekë. Kanë vënë 70 mln euro por ca do blemë me ato? Ne kemi vaksina se kemi kontratë me Pfizer. Kjo është falë kontakteve personale. Covaxi është platformë që shpresojmë të sjelli doza. Nuk kemi nevojë për parat e BE se ne kemi parapaguar” ka thënë Rama.
“Kritikave të mia nuk ju heq asnjë presje. Lidhen me disa vende që egoizmin dhe cinizmin e kanë kthyer në BE. Nuk ju kushtonte asgjë. Franca ca kuptimi ka që të ketë stok që nuk e injekton dot dhe t’mos i thuash këtyre 6 vendeve që marrin jo shumë por të paktën ta fillojnë. Të atyre që janë të ekspozuar ndaj rrezikut. Kjo ka qenë kritika ime” ka theksuar Rama.
Fraksion.com