“Isha ‘lypësi’ më i dalluar”; Rama: Janë 2.2 milionë shqiptarë për tu vaksinuar, marrëveshja me Pfizer do kalojë në Parlament
Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka folur rreth vaksinimit të tij kundër Covid-19 me vaksinën Pfizer.
Sipas tij vaksinimi është i rëndësishëm për shkak se secili që e bën vaksinën nuk është më hallkë shpërndarjeje e infeksionit.
Ndërkohë për sa i përket vaksinave të para të mbërritura në Shqipëri, Rama ka ritheksuar se nuk do ta thotë emrin e shtetit dhurues.
Ai ka shtuar se këtë do ta bëjë në një moment të dytë, por në këtë kohë do të ruajë konfidencialitetin.
“Nuk e di çdo me thënë dorazi se nuk e di të ketë një dorë kaq të gjatë. Vaksinat kanë ardhur si kanë vajtur kudo me mjetin e transportit. Me të gjitha kushtet e transportit. Kanë qenë të shoqëruar me njësi speciale sigurie dhe janë marrë në dorë nga autoritetet tona dhe një njësi tjetër speciale e jona. Kanë ardhur si në të gjithë botën. Na e ka kërkuar shteti dhurues që të mos e nxjerrim emrin. Ka qenë një dhuratë për Shqipërinë. Unë e kam kërkuar si lypsi më i dalluar. Më këto kushte konfidencialiteti është i pathyeshëm. Në një kohë të dytë do të themi”, u shpreh Rama.
“Ne e kemi siguruar vaksinën nga një vend i Bashkimit Europian. Nuk mund ta them as këtu pasi ai vend na ka kërkuar të jetë konfidencial. Edhe mënyra si është siguruar vaksina nuk është dorazi. Shpresojmë që të zhbllokohet edhe Covax.
Janë përafërsisht 2.2 milionë persona që duhet të vaksinohen. Nuk është një shifër e saktë, por është një shifër e përafërt. Gjithashtu marrëveshja me Pfizer do të kalojë në Parlament”- tha Rama.
Fraksion.com