AktualitetBota+Të fundit

Gjermania regjistron numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19

Me 1.188 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Gjermani shënohet shifra më e lartë vdekjeve ditore në vend që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Institutit Robert Koch (RKI) në Gjermani i cili kryen hulumtime në fushën e sëmundjeve infektive, thuhet se me 1.244 vdekjet në 24 orët e fundit numri i viktimave ka arritur në 43.881, ndërsa me 25.164 raste në 24 orët e fundit numri i rasteve arrin në 1.978.590.

Sipas të dhënave nga autoritetet gjermane, sot është shënuar “shifra më e lartë e vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë”.

Deri më tani shifra më e lartë e vdekjeve ditore nga COVID-19 në vend ishte shënuar më 8 janar me 1.188 humbje jete.

Numri i personave të prekur nga COVID-19 që ndodhen në kujdesin intensiv në Gjermani arrin në 5.185 prej të cilëve 2.970 janë të intubuar.

Ndërkohë, në vend deri më tani janë vaksinuar kundër COVID-19 deri në 750 mijë persona.

 

Fraksion.com