AktualitetTë fundit

Dëbora ‘zbardh’ Bulqizën, trashësia arrin 30 cm në zonat e thella

Reshjet e dëborës kanë përfshirë qytetin e Bulqizës që prej ditës së djeshme.

Deri tani, trashësia ka arritur deri në 3 centimetër në qytet dhe në 20 centimetër në zonat e thella, kryesisht në njësitë administrative Trebisht, Ostren dhe Martanesh.

Top Channel ka siguruar pamje të rrugëve “të zbardhura” pasi dëbora i ka dhënë një pamje më të bukur qytetit.

Mëngjesin e sotëm, ka pasur prezencë të ngricave në rrugë si pasojë e uljeve të temperaturave. Për pasojë, automjetet janë detyruar që të vendosin zinxhirët për të kaluar në disa rrugë rurale.

E njëjta situatë është dhe në rrugën e Qafë Buallit, ku kalojnë mjetet e transportit të minatorëve dhe transportit të Kromit.

Fraksion.com