AktualitetTë fundit

Aksidenti tragjik; Shuhet familja në Rrugën e Kombit, identifikohen personat

Makina “Citroen” në të cilën udhëtonin 5 pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kosova u shkatërrua plotësisht nga një aksident mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit pranë Rubikut.

Si pasojë e përplasjes së fortë me një kamion, në këtë aksident tragjik humbën jetën shoferi i mjetit “Citroen” bashkëshortja e tij dhe  2 fëmijët, ndërkohë është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Ndërkohë identifikohet familja kosovare që humbi jetën në aksidentin tragjik të mbrëmjes.

Aksidenti ndodhi në Rrugën e Kombit, në aksin Milot-Morinë.

Humbën jetën në aksident Blerim Avdiaj, 45-vjeç dhe Anjeza Avdiaj 34-vjeçe, si dhe dy fëmijët, Medina Avdiaj, 6-vjeçe dhe Klejdi Koçi 11-vjeç.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë fëmija tjetër i çiftit.

E plagosur rëndë mbeti edhe vajza 3-vjeçare, Violeta Avdiaj.

E mitura e mbijetuar është nisur më pas drejt spitalit Ushtarak në Tiranë.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese. Teksa ka qenë në parakalim kryefamiljari nuk ka mundur të shohë kamionin që po vinte në drejtim të tij dhe në këtë moment, nxitur edhe nga lagështira, ka ndodhur përplasja fatale. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar  nga uniformat blu për t’u marrë në pyetje.

Emrat e viktimave dhe e vajzës që mbeti e plagosur:

Blerim Avdijaj (45 vjeç)

Anjeza Avdijaj (34 vjeçe)

Medina Avdijaj 6 vjeçe

Klejdi Koçi (i afërm i familjes) 11 vjeç

Violeta Avdijaj 3 vjeçe (e plagosur)

Njoftimi i Policisë Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com