23 të vdekur pasi bënë vaksinën në Norvegji; Shteti i zhvilluar Europian nis hetimet
Njëzetetre persona kanë humbur jetën pasi janë vaksinuar kundër Covid-19 në Norvegji.
Shifrat i ka dhënë Agjencia Kombëtare e Branave, në vendin skandinav, raporton noa.al.
“Jemi informuar për 23 fatalitete pas vaksinimit. Për momentin, 13 prej tyre janë ekzaminuar”, thuhet në njoftim.
“Këto të dhëna mund të tregojnë se simptomat e zakonshme të shkaktuara nga vaksinat, të tilla si ethe dhe të përziera, mund të çojnë në vdekjen e disa njerëzve të moshuar e me shëndet të dobët,” tha sot lidhur me çështjen alarmuese, mjeku Sigurd Hortemo.
Agjencia Norvegjeze e Barnave dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në një komunikatë, thanë se vlerësojnë po i bashkërisht të gjitha raportet e efekteve anësore. Si rezultat, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka ndryshuar udhëzuesin e vaksinimit për Covid-19 me këshilla të reja për vaksinimin e të moshuarve të dobët fizikisht.
Vaksinimi me vaksinën e prodhuar nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, nisi në Norvegji më 27 dhjetor 2020.
Të parët që u vaksinuan ishin të moshuarit që jetonin në azilet e pleqve në Oslo. Në fillim të vitit, u bë e njohur se tre njerëz që jetonin në zona të ndryshme të cilët ishin vaksinuar vdiqën, më tej u raportuan dhe 20 të vdekur të tjerë.
Një total prej 21,000 njerëzish janë vaksinuar me vaksinën Pfizer-BioNTech në Norvegji deri më tani.
Më 12 janar, Norvegjia nisi marrjen e vaksinave edhe nga kompania farmaceutike amerikane Moderna.
Fraksion.com