AktualitetTë fundit

‘’Do të të pres fytin’’, dëshmia e re ’kyçe’ e tre vëllezërve të mitur për atentatin e 2019 në Shkozet, panë ekzekutorët kur braktisën automjetin

SPAK mbylli disa ditë më parë dosjen hetimore për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe personave që e shoqëronin atë në makinë një vit më parë.

Në media janë zbuluar detaje nga dosja hetimore, një dëshmi shumë të rëndësishme të tre vëllezërve të mitur që kanë parë autorët e atentatit të Shkozetit në 2019 teksa braktisnin automjetin.

Të miturit ishin në tokën e tyre kur automjeti me dy persona, një prej të cilëve dyshohet të ishte Redjan Rraja ndalon dhe heqin kapuçat si dhe lënë armët në sediljen e pasme.

Më pas vjen një automjet tjetër nga Durrësi, dhe një prej personave që zbret kërcënon Rrajën me fjalët ‘’Do të të pres fytin’’, sipas të miturit.

Nga ana tjetër të miturit janë larguar në shtëpi për t’i rrëfyer të atit gjithë ngjarjen, dhe ky i fundit pasi ka folur me një mikun e tij dhe është siguruar që automjeti nuk ishte prekur ka njoftuar Policinë.

Tashmë të miturit do të përballen në seancë me Redjan Rrajën që është i akuzuar si ekzekutori dhe kreu i grupit kriminal. Nga dosja e SPAK ende mister mbetet motivi që shtyu Redjan Rrajën apo urdhëruesit e këtij krimi për të tentuar të vrasë të tre, prokurorin Arjan Ndoj, Aleksandër Lahon apo ‘’Rrumin eShijakut’’, si dhe Andi Malokun, ky i fundit mbeti viktimë.

”Sipas Prokurorisë është dhe një tjetër person, që ka qenë drejtues i automjetit. Po vijojnë hetimet dhe për urdhëruesit e krimit.

Dëshmitë e shumta thonë që janë të tjerë persona që kanë pasur dijeni dhe janë përfshirë. Flitet edhe për dy persona të tjerë, që kanë debatuar me Rrajën pasi nuk realizoi dot detyrën deri në fund.

 

Fraksion.com