AktualitetTë fundit

Dënohet me 12 vite burg ish-roja shkollës; Abuzoi seksualisht me një nxënëse

Ish-roja i një shkolle në Kamëz, Abas Doga, i cili akuzohet për përdhunimin e një nxënëseje 15-vjeçarje, është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Tiranës.

Doga është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.

Ish-roja i shkollës do ta kryejë dënimin e tij në një burg të sigurisë së zakonshme. Po ashtu, fajtor për përdhunimin e të miturës, është shpallur edhe Klajdi Poçi, i cili me gjykim të shkurtuar do të bëjë shtatë vjet e katër muaj burg.

Fajtor është shpallur edhe i mituri R.O, i cili do të kryejë 3 vjet e 8 muaj burg. Edhe i mituri F.B u shpall fajtor dhe e presin 3 vite e katër muaj burg.

Ngjarja e rëndë u denoncua në maj të vitit të kaluar. Në dëshminë e saj, e mitura ka rrëfyer se si Abaz Doga, e ka detyruar herën e parë të kryejë marrëdhënie intime me të, duke e kërcënuar se e kishte fotografuar me një djalë dhe imazhet do ia tregonte të gjithëve.

Minorenia tregon se herë e parë që ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj, ka qenë në muajin prill të viti 2019.

 

Fraksion.com