AktualitetPolitikëTë fundit

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes vlerësime për Olta Xhaçkën: Kontribut shembullor për mbrojtjen

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka vlerësuar ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçkën.

Ndihmëssekretarja amerikane për Mbrojtjen, Laura Cooper, në një letër drejtuar ministres Xhaçka, bën të ditur Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nënvizon progresin në modernizimin e Forcave të Armatosura gjatë drejtimit të saj në Ministrinë e Mbrojtjes.

“E nderuar Ministre. Në emër të Departamentit të Mbrojtjes së Shtetit Amerikan, ne e vlerësojmë thellësisht mbështetjen tuaj të palëkundur për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes mes SHBA-së dhe Shqipërisë për më shumë se tre vjet si ministre e Mbrojtjes”, shkruan Cooper.

“Drejtimi juaj ka bërë të mundur progresin në modernizim të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ju keni drejtuar me aftësi institucionin tuaj përmes sfidave të papritura nga tërmeti, deri tek COVID-19 ndërsa keni shërbyer si një udhëheqës në rajon përmes drejtimit të Kartës së  Adriatikut Shqipëri – SHBA”, thekson ajo.

“Ne vlerësojmë thellësisht angazhimin tuaj të qëndrueshëm dhe shembullor për të avancuar shërbimin e Forcave të Armatosura Shqiptare krah për krah me SH.B.A dhe aleatët e tjerë të NATO-s në operacionet bashkëpunuese të tilla si Mbështetja e Rezolutës në Misionin e Afganistanit”, nënvizon ndihmëssekretarja amerikane për Mbrojtjen, Laura Cooper.

“Departamenti i Mbrojtjes së Shtetit Amerikan ju uron sa më shumë suksese në detyrën e re. Ne vlerësojmë thellësisht angazhimin tuaj të qëndrueshëm dhe shembullor për të avancuar shërbimin e Forcave të Armatosura Shqiptare krah për krah me SH.B.A dhe aleatët e tjerë të NATO-s në operacionet bashkëpunuese të tilla si Mbështetja e Rezolutës në Misionin e Afganistanit”, shkruan Cooper në letrën e saj.

 

Fraksion.com