AktualitetTë fundit

Bino: Ata që kanë kaluar COVID-19 nuk kanë imunitet, duhet të vaksinohen

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP, Silva Bino tha se edhe personat që e kanë kaluar COVID-19 duhet të vaksinohen pasi ata kanë një imunitet të shkurtër vetëm për 3 muaj. Bino u shpreh se ata janë sërish të rrezikuar të riinfektohen dhe për këtë duhet që të bëjnë vaksinën edhe pse këto persona nuk janë prioritet në krahasim me ata që nuk e kanë kaluar.

“Vaksina bëhet edhe kur e ke kaluar Covidin, nuk ka asnjë problem. Përse bëhet kjo? E para, shumë persona që kanë kaluar Covid nuk kanë nivel të konsiderueshëm antikorpesh, të trupave mbrojtës. Nga ana tjetër, ne nuk e dimë se sa mbrojtës janë këto kundërtrupa që ne i masim gjatë testimeve serologjike. Kjo qëndron për vetë faktin, që sot ne nuk e dimë se sa mbrojtës janë këto kundërtrupa. I vetmi rezultat që kemi, është që nuk kemi riinfektim brenda 3 muajsh që kemi kaluar Covid. Mund ta bësh vaksinën nuk ka asnjë lloj problemi, por mund ta shtymë nëse je brenda 3 muajsh nga kalimi i Covid. Edhe personat që e kanë kaluar Covidin nuk kanë imunitet. Është evidentuar. Janë njëlloj me ata që nuk e kanë kaluar Covidin”, u shpreh Bino në Opinion.

 

Fraksion.com