AktualitetPolitikëTë fundit

“Thyerje” me kryeministrin Rama?!; Bushati: S’keni për të më parë të ndërroj fanella, nuk kërkoj lëmoshë!

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati është ‘ngacmuar’ me një pyetje nga gazetari Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’ në lidhje me raportin që ai ka me kryeministrin Edi Rama. Bushati tha se ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me kryeministrin gjatë kohës që ai ishte ministër. Mes të tjerash ai theksoi se nuk është ndjerë i anashkaluar nga kryeministri.

Po ashtu Bushati tha se koha do ta tregojë se ai ka qenë në anën e duhur të historisë për shumë çështje sensitive të vendit, si marrëveshjen me Serbinë apo çështjen e detit.

Ndër të tjera Bushati tha se nuk do të ndërronte kurrë fanellë.
“Çdo pyetje meriton një përgjigje, pavarësisht më pëlqen apo jo. Mbase mund të mos jetë e lehtë për ta pranuar. Kam pasur bashkëpunim të shkëlqyer me kryeministrin kur isha ministër. S’jam nderë asnjëherë i anashkaluar nga kryeministër. Ka pasur ndarje rolesh. Por thikë pas shpine?! Unë bëra një shkrim dhe kam treguar karakterin tim për t’u vënë gjoksin dhe çështjeve me karakter sensitiv. Ndihem mirë dhe krenar që kam qenë në anën e duhur të historikë. Koha është treguesi më i mirë. Mua nuk është se më kanë ndihmuar konspiracionet.”, tha Bushati.

Balla: Do ju hapin një derë tek Vetëvendosja, po e them për babtutë

Bushati:
 Edhe në Kosovë, edhe këtu kam miq të krahëve të politikës. Edhe me Enver Hoxhajn kam marrëdhënie njerëzore. Edhe me Albin kam marrëdhënie njerëzore. ME Vjosën, me Avdulla Hotin. Skam ndonjë peshë të madhe. Për Vetëvendosjen në Shqipëri, njoh Bojkenin që nga koha kur punonin bashkë me Arbin dhe Erjonin edhe me Milvën në shoqëri civile. Nga ky raport le të themi.

Balla: E ardhmja juaj vazhdon në PS?

Bushati: Mos ta kthejmë tek lëmosha. Është e vërtetë që kam pasur zë publik. S’keni për të parë tek tregu që ndërroj fanella. S’kërkoj lëmoshë, jam mirënjohës për besimin që më ka dhënë shteti, struktura, partia. Në politikë ka rënie, ngjitje. Këtë kohë kam pasur kohë që të lexoj më shumë dhe të shkruaj më shumë. Jam i angazhuar në projekte europiane, siç kam menduar dhe për gabimet e mia. Por jam ende i ri për të menduar për pensionin tim politik.

 

Fraksion.com