“Shkodra nën ujë”; 1823 hektarë të përmbytur; Vijojnë problemet në Obot. Rritet niveli i ujit në Liqen, Livade dhe Dobraç
Shirat e dendura që kanë përfshirë vendin tonë prej disa ditësh vijojnë të shkaktojnë përmbytje masive në zonën veriore. Në Bashkinë e Shkodrës raportohet se janë përmbytur 1823 hektarë tokë, por nuk ka shkaktuar probleme në banesa.
Ndërsa vijon të jetë e bllokuar rruga për në Obot pasi niveli i ujit ka arritur mbi 80 cm dhe është e kalueshme vetëm nga mjetet e larta. Jashtë funksionit është edhe Ujësjellësi Oblika 1, ndërsa UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë. Gjithashtu shkarje dherash ka pasur në rrugën Baks-Rrjoll dhe Bashkia po punon për pastrimin.
Rritje të nivelit të ujit ka edhe në Liqenin e Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.
Njoftimi i plotë:
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 11.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.36m.(Kuota max 6.30 m)
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.58 m.(Kuota max 8.70 m)
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m)
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1823 Ha
Tokë e pakultivuar 526 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 1115 Ha>
Grurë 95 Ha
Bimë dekorative 80 Ha
Pemtore 7 Ha
Nj.A. Ana Malit
Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 210 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 695 Ha
Grurë 40 Ha
Pemtore 5 Ha
Nj.A Dajç
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 740 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat:
Tokë e pakultivuar 265 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 340Ha
Bimë dekorative 80 Ha
Grurë 55 Ha
UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat.
Nj. A. Guri Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A. Velipoj
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
Tokë e pakultivuar 15 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 35 Ha
Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
Tokë e pakultivuar 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethinat
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
Pemtore 2 Ha
2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.
Fraksion.com